Gratë e shkurtra dhe burrat e gjatë janë çiftet më të lumtura, thotë një studim

Një studim i ri ka zbuluar se gratë e shkurtra dhe burrat e gjatë janë çiftet më të lumtura.

Fun

12/12/2019 23:24

Studiuesi Kitae Sohn shpjegoi se megjithëse nuk është sekret që gratë kanë tendencë të preferojnë burra më të gjatë, asnjë studim nuk është përpjekur të zbulojë nëse kjo ka të bëjë me lumturinë e tyre, transmeton Telegrafi.

“Megjithëse dihet që gratë preferojnë burra të gjatë për arsye evolucionare, asnjë studim nuk ka treguar nëse një burrë më i gjatë e bën gruan e tij më të lumtur”, shpjegoi ai në studim.

Sohn konfirmoi se “një ndryshim më i madh në lartësi në një çift ishte i lidhur pozitivisht me lumturinë e gruas”.

Sidoqoftë, studimi e pranoi që ndikimi i gjatësisë në lumturinë e një gruaje zgjati vetëm gjatë periudhës fillestare të marrëdhënies – dhe pas një kohe të caktuar, ajo u bë e parëndësishme.