Granit Xhaka në Prishtinë
Pas eksperiencës që e kaloi në Botërorin e Brazilit, Granit Xhaka ka vendosur të qëndrojë në Kosovë, për të pushuar disa ditë, para angazhimeve që e presin për sezonin e ri.

Sport
Granit Xhaka ishte njëri nga pesë futbollistët shqiptarë që e ndihmuan Zvicrën të shfaqte paraqitje fenomenale në Botërorin e Brazilit.
Helvetikët shkuan deri në të tetën e finales, ku u mposhtën nga Argjentina vetëm pas vazhdimeve. Dhe, pasi e mbyllën eksperiencën në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit botëror, ata u rikthyen në Zvicër, ku u pritën si heronj.
Ndërkaq, Xhaka, i cili e shënoi një gol në Botëror ndaj Francës, nuk qëndroi shumë në Zvicër dhe vendosi që menjëherë ta marrë rrugën drejt Kosovës.
21 vjeçari ka arritur në Prishtinë, ku do të qëndrojë disa ditë për pushime, para se të rikthehet në Gjermani, ku e presin angazhimet për sezonin tjetër me Borussia Monchengladbachun. Pushim të këndshëm, Granit.