Granit Xhaka dhe Sunderlandi kërkojnë fitore për vendin e dytë në Premier Ligë

Mbrëmja e sotme sjellë ndeshjen e fundit të xhiros së dhjetë në Premier Ligë. Nga ora 21:00, Sunderlandi takohet me Evertonin në “Stadium of Light”, teksa synon një fitore të madhe. Ekipi i kapitenit, Granit Xhaka ka grumbulluar 17 pikë deri më tani dhe në rast të një fitore tjetër do kalonte në pozitën e…

Sport

03/11/2025 14:56

Mbrëmja e sotme sjellë ndeshjen e fundit të xhiros së dhjetë në Premier Ligë.

Nga ora 21:00, Sunderlandi takohet me Evertonin në “Stadium of Light”, teksa synon një fitore të madhe.

Ekipi i kapitenit, Granit Xhaka ka grumbulluar 17 pikë deri më tani dhe në rast të një fitore tjetër do kalonte në pozitën e dytë në tabelë.

Nga ana tjetër Evertoni momentalisht qëndron në pozitën e 15-të me 11 pikë pas 9 ndeshjeve.