Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Pejë, vidhen rreth 900 euro

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:36 në një pompë derivatesh në Pejë, saktësisht në rrugën “KFOR-i”. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se lidhur me këtë dy persona të armatosur me armë kanë kërkuar nga punonjësi që…

Lajme

22/05/2025 11:54

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:36 në një pompë derivatesh në Pejë, saktësisht në rrugën “KFOR-i”.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se lidhur me këtë dy persona të armatosur me armë kanë kërkuar nga punonjësi që t’ia dorëzoj pazarinë, derisa të njëjtit kanë grabitur rreth 900 euro.

“Rreth orës 23:36 në rrugën e KFOR-it tranzitit në Pejë, në një pompë derivatesh është ndalë një veturë kanë dalë dy persona të armatosur me armë dhe kanë kërkuar nga punonjësi që t’ia dorëzoj pazarinë, Të njejtit i kanë grabitë rreth 900 euro sipas viktimës dhe të dyshuarit janë larguar me veturë në një drejtim të panjohur”, ka thënë Gashi.

Ndryshe Gashi tha se  rasti është duke u hetuar dhe policia është në kërkim të personave të dyshuar. /Lajmi.net/