Grabitet menaxherja e Viva Fresh’it

Një menaxhereje në Viva Fresh Store i janë grabitur sot rreth 13 mijë euro nga 4 persona të armatosur. Asaj ia morën paratë para se të hynte për t’i deponuar në bankë. Një person pësoi lëndime derisa po tentonte t’i pengonte plaçkitësit.

Lajme

10/03/2014 20:16

Një person ka pësuar lëndime sot pasdite gjersa po mundohej të shpëtonte një menaxhere të qendrës së mallrave Viva Fresh Store.

Menaxherja kishte marrë paratë për të shkuar në ProcreditBank për t’i deponuar, tek rrethi në lagjen Mati. Por, disa persona të armatosur e grabitën atë dhe ja morrin të hollat,  ku supozohet të jenë rreth 13 mijë euro, raporton Klan Kosova.

Policët që dolën në vendin e ngjarjes, nuk arritën ta kapnin asnjërin nga katër të dyshuarve, sa besohet se ishin.

“Hetimet rajonale të rajonit të Prishtinës janë duke bërë hetime, konkretisht sektori i grabitjeve. Ende momentalisht nuk mund të bëjmë publike detaje”, ka thënë Brahim Sadriu nga Policia e Kosovës.

Banorët e afërt thanë që ajo çfarë ndodhi këtu është e habitshme, gjersa, përgjegjësit e marketit ku punonte e grabitura nuk deshën të flasin për këtë punë, raporton Klan Kosova.