Grabiten 770 euro nga një person në Ferizaj, tre të dyshuarit ishin armatosur me AK-47

Një person raportohet të ketë qenë viktimë e grabitjes dje në fshatin Bablak të Ferizajt. Viktima mashkull ka raportuar se derisa ka qenë duke u kthyer në shtëpi me veturë, fillimisht është goditur nga një veturë e më pas nga ajo veturë kanë dalë katër të dyshuar, ku tre prej tyre kanë qenë të armatosur…

Lajme

23/03/2023 08:56

Një person raportohet të ketë qenë viktimë e grabitjes dje në fshatin Bablak të Ferizajt.

Viktima mashkull ka raportuar se derisa ka qenë duke u kthyer në shtëpi me veturë, fillimisht është goditur nga një veturë e më pas nga ajo veturë kanë dalë katër të dyshuar, ku tre prej tyre kanë qenë të armatosur me AK-47.

Të dyshuarit, viktimës ia kanë marrë 770 euro.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i rastit ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Lajmi.net/