Gosens shpjegon arsyen e refuzimit të Newcastle dhe kalimin te Inter

Transferimi më i fundit i Interit, Roben Gosens ka pranuar se konsideroi kalimin te skuadra angleze, Newcastle United.

Sport

07/02/2022 12:13

Gjermani iu bashkua “Neurazzurëve” në formë huazimi me një opsion për të blerë nga Atalanta në afatin kalimtar të janarit, përcjell lajmi.net.

Newcastle United ishte gjithashtu i interesuar për të siguruar shërbimet e tij, por Gosens zgjodhi Interin.

Megjithatë, 27-vjeçari ka pohuar se oferta nga klubi anglez e ka ‘tunduar’.

“Më duket shumë njerëzore të mendoj për këtë”.

“Ishte një ofertë fitimprurëse. Më ofruan më shumë para për të bërë të njëjtën punë në një vend tjetër. Më trego dikë që do të thotë thjesht ‘jo, faleminderit’.

“Nuk ishte vetëm për mua, ndoshta mund të kisha siguruar disa breza të tjerë të familjes sime me këto para”, deklaroi ai për ‘Kicker’.

Gosens iu bashkua Atalantës nga Heracles Almelo për vetëm 1 milion euro në 2017. “Klubi do të marrë një shumë të konsiderueshme për mua. Është një situatë e favorshme”.

Gosens është aktualisht në tryezën e trajtimit për shkak të një dëmtimi në kofshë, por trajneri i Interit, Simone Inzaghi shpreson ta shohë të kthehet në aksion para fundit të muajit./Lajmi.net/