Google po teston reagime të emojeve ndaj mesazheve
Karakteristika është në dispozicion për disa përdorues, por ende nuk është mbështetur për të gjithë.
Auto & Tek
Karakteristika, e cila u zbulua në Reddit përpara se të raportohej nga Android, tregon reagime të emojave që shfaqet në një rreth të vogël në këndin e poshtëm të djathtë të mesazheve të dërguara ndërmjet përdoruesve Android, transmeton lajmi.net.
Edhe pse tipari është i disponueshëm në aplikacionin e Mesazheve të Google, i cili mund të shkarkohet nga Google Play Store dhe është aplikacioni i paracaktuar i tekstit në smartfonët e tij Pixel, ai do të aktivizohet vetëm për përdoruesit që kanë regjistruar në mesazhet RCS.
Mesazhet RCS janë zëvendësimi i teksteve standarde (mesazheve SMS), të disponueshme në vendet përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Independent. Ndryshe nga iMessage, mesazhet RCS nuk janë të koduara. /Lajmi.net/