Goli i Mavrajt (Video)

Mërgim Mavraj shënoi me kokë për epërsinë e Shqipërisë në ndeshjen miqësore kundër Francës në Rennes. Pas përfundimit të pjesës së parë, kuqezinjtë janë në epërsi 1:0.

Sport

14/11/2014 21:35

Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes miqësore kundër Francës me epërsi 1:0.

Kuqezinjtë kërcënuan disa herë portën e portierit Hugo Lloris, para se qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj të shënojë golin e avantazhit me kokë në minutën e 40-të.