Goli i javës shënohet në çerekfinale të playoffit në Turqi
Skuadra e Eyupspor ka mposhtur minimalisht 1 me 0 kundërshtarët e çerekfinales së playoffit, Sakaryaspor. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i njohur turk, Alpaslan Ozturk në sekondat e fundit të vazhdimeve, shkruan Lajmi.net 29-vjeçari provoi nga distanca dhe shënoi një nga golat më të bukur të kësaj jave në Europë. Kjo…

Sport
Skuadra e Eyupspor ka mposhtur minimalisht 1 me 0 kundërshtarët e çerekfinales së playoffit, Sakaryaspor.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i njohur turk, Alpaslan Ozturk në sekondat e fundit të vazhdimeve, shkruan Lajmi.net
29-vjeçari provoi nga distanca dhe shënoi një nga golat më të bukur të kësaj jave në Europë.
Kjo fitore e kualifikon skuadrën e Eyupspor në gjysmëfinale të playoffit për futje në Superligën e Turqisë. Ata tani do të luajnë kundër Bodrumspor dhe në rast se fitojnë, finalen e luajnë ndaj Pendikspor./Lajmi.net/
ALPASLAN ÖZTÜRK'ÜN İNANILMAZ GOLÜ 🔥🔥🔥pic.twitter.com/mJxV7ftFjS
— FutbolArena (@futbolarena) May 26, 2023