Goli i Alonsos, i 50-ti nga gjuajtja e lirë për klubin e Chelseas në Premier Ligë
Chelsea e nisi dje për mrekulli kampanjën e Premier League për edicionin e ri, me një fitore të pastër prej 3-0 ndaj skuadrës së Crystal Palace.
Sport
Golin e parë hapës e shënoi mbrojtësi i majtë, Marcos Alonso nga gjuajtja e lirë në minutën e 27-të, kurse dy të tjerët u shënuan nga Christian Pulisic (40′) dhe Trevoh Chalobah (58′).
Goli hapës i Alonsos nga gjuajtja e lirë ishte i 50-ti i shënuar në histori të Chelseas në kuadër të kompeticionit të Premier Ligës.
Sa i përket skuadrave që kanë realizuar më së shumti nga gjuajtja e lirë, prin Manchester United me 64 të realizuara, ku 18 prej tyre i kishte shënuar vetëm David Beckham.
Ky nuk ishte goli i vetëm që Alonso ka shënuar nga gjuajtja e lirë, pasi ai e kishte bërë këtë edhe në disa ndeshje të tjera. /Lajmi.net