Gold AG ka disa fjalë për dekorimin e Halil Kastratit nga Kadri Veseli

Pas dekorimit nga kryetari i Kuvendit, Halil Kastrati ka pranuar shumë komente, në të cilat qytetarët shpresojnë që ai mos të ketë synime për politikë, e pas këtyre reagoi reperi shqiptar.

ShowBiz

25/04/2019 17:45

Halil Kastrati së fundi është dekoruar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, shkruan lajmi.net.

Reperi Gold AG, përmes një postimi në Instagram, ka reaguar pas komenteve që pa se iu drejtuan hoxhës dhe humanistit, Halil Kastrati.

Qytetarët shpresonin që Kastrati të mos ketë synime të hyjë në politikë, ndërsa reperi thotë se pasi nuk duam njerëz si ai në politikë, gjendja në vend është e tillë.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I GOLDIT, PA NDËRHYRJE:

“Vëllau Halil Kastrati dekorohet nga kryetari i kuvendit Kadri Veseli.

Nuk e di çfarë të keqe ka të dekorohet e të mirëpritet një hoxhë, humanist e një person që nuk po ia gjejmë të dytin në Kosovë,nga institucionet shtetërore.Shumë komente i pashë që iu drejtuan Halilit “ishalla nuk hyn në politikë se krejt posht bjen”, dmth që ne në politikë nuk i duam njerëzit si Halili prandaj e kemi këtë gjendje në Kosovë.Të lumt kryetar i kuvendit, pa dallim partie kur është fjala për të mirën e Kosovës duhet të jemi bashk gjithmonë ❤️ URIME HABIB”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bwrv4r2l_w5/