Golat nga gjuajta e lirë: Në pesë sezonet e fundit, Messi ka shënuar më shumë sesa Juve e PSG

Lionel Messi është kthyer në një mjeshtër të gjuajtjeve të lira.

Sport

03/11/2019 09:16

Ylli argjentinas, i cili mbron fanellën e Barcelonës, Messi, ka kthyer në specialitet gjuajtjet e lira, duke vendosur kështu edhe statistika të jashtëzakonshme.

Saktësia fenomenale e Leos nga gjuajtjet e lira ka bërë që në pesë sezonet e fundit ai të qëndrojë më mirë sesa dy superfuqi evropiane; PSG e Juventus.

Statistikat tregojnë se Messi ka shënuar 20 herë nga gjuajtja e lirë në pesë sezonet e fundit, krahasuar me PSG dhe Juventus që kanë shënuar 13, respektivisht 15 herë gjatë kësaj periudhe, përcjell lajmi.net.

Lionel Messi ka shënuar golin e 50-të nga gjuajtja e lirë gjatë së martës, me golin ndaj Real Valladolid. /Lajmi.net/