Gola pas tërheqjes së Sejdiut: Nuk dështojnë kandidatët, por sistemi dhe kultura politike

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka reaguar pas tërheqjes së kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës. “Dështimi i dy kandidaturave për president të Kosovës, i një kandidateje për Nobel dhe i një profesori e profesionisti ndërkombëtarisht të dëshmuar, është një ogur i keq. Këto janë pasojat e rënda…

Lajme

14/09/2026 21:22

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka reaguar pas tërheqjes së kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

“Dështimi i dy kandidaturave për president të Kosovës, i një kandidateje për Nobel dhe i një profesori e profesionisti ndërkombëtarisht të dëshmuar, është një ogur i keq. Këto janë pasojat e rënda të një trashëgimie të sëmurë politike, ku terminalet, tenderët, funksionet diplomatike e aksham pazaret prodhojnë bashkëpunim politik më shumë sesa integriteti, kredibiliteti dhe vlera profesionale”, ka shkruar Gola.

Tutje ai ka thënë se sa më i pavarur të jetë kandidati, aq më pak duket se i hyn në punë matematikës së politikës kosovare.

“Kur një sistem politik fillon t’i refuzojë njerëzit e vlefshëm pikërisht sepse nuk i detyrohen askujt, atëherë nuk janë kandidatët ata që dështojnë, por sistemi dhe kultura politike”, përfundoi ai.