Gol nga rivënia anësore në Europa League
Feyenoord shënoi një gol shumë të quditshëm në fitoren 2:1 ndaj Standard Liege në Europa League. Vendasve iu pranua një gol që duket se u realizua direkt nga rivënia anësore.

Sport
Feyenoord mposhti Standard Liegen me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së dytë të ndeshjeve në Grupin G në Europa League.
Por, dueli do të mbahet mend gjatë për golin diskutabil të Sven van Beek Miguel Nelom e hodhi topin drejt portës direkt nga rivënia anësore dhe ai përfundoi në rrjetë.
Pavarësisht protestës së futbollistëve mysafir, gjyqtari portugez Manuel Da Sousa e pranoi golin.
Duket se ai u arsyetua se topi ishte prekur nga Van Beek brenda zonës së Standardit, mirëpo kjo nuk është edhe aq e sigurt. Shikojeni dhe gjykojeni vetë.