Gojëhapur me Nismën
Fatmir Limaj tha se Nisma po tregon që është një fuqi në shumë qytete. Sipas tij, Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për një lidership që punon. Ndërsa, Jakup Krasniqi deklaroi se kandidatët tjerë nuk janë të denjë për ta qeverisur vendin.
Lajme
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova ka nevojë për një lidership që nuk premton, por punon.
Limaj këto komente i bëri në tubimin elektoral në Suharekë, duke kërkuar që më 8 qershor ta votojnë partinë e re Nisma
\”Ne nga Prishtina po vazhdojmë për të ju treguar të gjithëve se Nisma po vjen, si në Skenderaj, Mitrovicë, dje në Ferizaj, ku u tregua që Nisma është një fuqi në atë vend, dhe të gjithë po mbesin gojëhapur, sepse Nisma nuk po del në televizione për tu reklamuar, por po shkon tek qytetarët dhe po bisedon me ta, sepse populli nuk blihet me para\”, tha ai.
\”Kosova më shumë se kurrë sot ka nevojë për një lidership që nuk premton, por punon, sepse edhe në Therandë u premtua shumë, por nuk u bë asgjë. Përkundrazi, vetëm u shkatërrua, pandaj votoni NISMËN, sepse ne e mbajmë fjalën\”, tha Limaj.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të kësaj partie, Jakup Krasniqi para qytetarëve të Suharekës tha se \”sikur të kishim bindjen se kandidatët për kryeministër janë të mirë dhe dinë të qeverisin me vendin, ne nuk do kishim dalë fare, mirëpo ata nuk janë të denjë për ta qeverisur vendin\”.
Krasniqi ka thënë se Nisma vlerëson shumë lirinë e fituar, vlerëson shumë pavarësinë e fituar, por që janë të bindur se nuk është bërë shumë për vendin dhe mirëqenien e qytetarit, andaj ne ju drejtohemi të gjithëve që t’i bashkëngjitën Nismës, sepse Nisma është e të gjithë qytetarëve të vendit\”.