Goditi me makinë një këmbësorë dhe pemën dekorative në qytet- arrestohet gjilanasi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Gjilan. Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull pasi që i njëjti derisa ishte duke lëvizur me makinë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke e goditur viktimën mashkull dhe një pemë dekorative në qytet. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të…

Lajme

15/10/2025 09:02

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Gjilan.

Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull pasi që i njëjti derisa ishte duke lëvizur me makinë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke e goditur viktimën mashkull dhe një pemë dekorative në qytet.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/