Goditet nga vetura derisa po rregullonte trafikun, lëndohet polici në Mitrovicë
Një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta, pasi është goditur nga një automjet derisa po rregullonte trafikun në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë. Sipas Policisë, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pas incidentit. Zyrtari policor ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është liruar. I dyshuari është ende i panjohur, ndërsa…
Lajme
Një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta, pasi është goditur nga një automjet derisa po rregullonte trafikun në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.
Sipas Policisë, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pas incidentit.
Zyrtari policor ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është liruar.
I dyshuari është ende i panjohur, ndërsa rasti po hetohet.