Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në magjistralen Prizren-Gjakovë, saktësisht në fshatin Piranë, Prizren. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se një këmbësor është goditur nga një veturë gjatë tentimit për të kaluar rrugën. “Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore,…

Lajme

22/03/2026 20:28

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në magjistralen Prizren-Gjakovë, saktësisht në fshatin Piranë, Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se një këmbësor është goditur nga një veturë gjatë tentimit për të kaluar rrugën.

“Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, këmbësori D.H., mashkull rreth 81-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent”, ka thënë Bytyqi për lajmi.net.

Ai ka thënë se Policia ka dal menjëherë në vendngjarje, ku edhe e kanë arrestuar të dyshuarin që është ndaluar për procedura të mëtejme.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/