Goditën 36 vjeçaren për vdekje për shkak të një borxhi prej 70 eurove, burgosen 5 persona në Britani

Pesë njerëz u burgosën sot në Britani për një total prej 78 vitesh për pjesën e tyre në vrasjen e hakmarrjes së një nëne të re, për borxhin 70 euro që i kishte bandës së trafikantëve.

Bota

25/02/2021 16:29

36 vjeçarja Alison McBlain, vdiq prej plagëve të rënda pasi u godit qëllimisht nga një makinë në një rrugë qendrore në Blackburn më 19 nëntor 2019.

Juria e Preston shpalli fajtorë Joshua Titterington, Karis Poynton, Dean Qayum e Kaylib Connolly për vrasjen e saj.

Një i akuzuar i pestë u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia.

Në gjykatë u tha se pak para sulmit, viktima McBlain e Rivers kishte rënë dakord për të blerë kokainë nga një bandë kriminale.

Por McBlain ishte larguar pa paguar paratë kështu që anëtarët e bandës nisën planin e tyre të hakmarrjes.

Me sa kuptohet Connolly drejtonte makinën, kurse Qayum, Titterington dhe një 16-vjeçar ishin pasagjerë kur u godit për vdekje McBlain.

Në gjykatë u tha sesi mjeti Punto, i drejtuar nga Connolly, ishte ngjitur mbi trotuar dhe kishte goditur McBlain e Christian Rivers pak pas orës 19.30. Gruaja vdiq disa ore me vone ne spital, me djalin e saj 13 vjecar prane krevatit.

Pesë fajtorët u dënuan me një total prej 78 vite e gjysmë.