‘Godet’ Barca, bën dy transferime

Arthur Melo dhe Frankie de Jong janë dy synimet e Barcelonës për verën e këtij viti.

Sport

10/06/2018 10:32

Vera 2018 do të sjellë ndryshime të mëdha te Barcelona.

Disa lojtarë priten të largohen, shkaku i minutazhes së vogël të dhënë nga trajneri Ernesto Valverde.

‘Mundo Deportivo’ raporton se mesfushori i Gremio, Arthur dhe ai i Ajaxit, De Jong, janë dëshirat e Barcelonës.

Të dy këta janë nga 21 vjeçarë, dhe luajnë rolin e mesfushorit./Lajmi.net/