Gjysmëfinalja ndaj Liverpool – Arsenal rrezikon të jetë me tetë mungesa

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta mund të përballet me shumë mungesa para duelit me Liverpool.

Sport

10/01/2022 19:09

Në kuadër të Kupës Carabao, Arsenal përballet me Liverpool në fazën gjysmëfinale.

Para kësaj ndeshje, ‘Gunners’ po përballen me një kombinim të frikshëm covid19 – lëndime. Kësisoj, trajneri Arteta rrezikon të jetë pa tetë lojtarë në dispozicion, transmeton lajmi.net.

Emil Smith-Rowe, Folarin Balogun, Granit Xhaka, Takehiro Tomiyasu, Pierre Emerick Aubameyang, Thomas Partey, Mohamed Elneny dhe Nicolas Pepe janë në dyshim.

Xhaka dhe Balogun rezultuan pozitiv me Covid-19 para ndeshjes së Kupës, ndaj Nottingham.

Mbetet të shihet se sa nga ta do të arrijnë të kthehen me kohë për ndeshjen ndaj Liverpool. /Lajmi.net/