Gjyshërit rrahin nipin dhe mbesën në Istog

Një rast tronditës është raportuar të shtunën në Istog. Gjyshërit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht nipin dhe mbesën e tyre. Sipas policisë, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt. “Një femër dhe një mashkull kanë raportuar se janë rrahur nga gjyshi dhe gjyshja i tyre. Viktimave i është…

Lajme

07/09/2025 15:39

Një rast tronditës është raportuar të shtunën në Istog.

Gjyshërit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht nipin dhe mbesën e tyre.

Sipas policisë, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Një femër dhe një mashkull kanë raportuar se janë rrahur nga gjyshi dhe gjyshja i tyre. Viktimave i është ofruar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.