Gjyqtari: Thaçi zbuloi informacione konfidenciale për gjashtë dëshmitarë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi zbuloi informacione konfidenciale për pesë dëshmitarë të tjerë, përveç Bislim Zyrapit. Ai përgjatë vazhdimit të deklarimit të tij tha se Thaçi zbuloi dokumentacion konfidencial së paku ndaj 5 dëshmitarëve gjatë vizitave të shtatorit tetorit duke shkelur kështu fshehtësinë e procedurës. Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së…

Lajme

17/11/2026 10:47

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi zbuloi informacione konfidenciale për pesë dëshmitarë të tjerë, përveç Bislim Zyrapit.

Ai përgjatë vazhdimit të deklarimit të tij tha se Thaçi zbuloi dokumentacion konfidencial së paku ndaj 5 dëshmitarëve gjatë vizitave të shtatorit tetorit duke shkelur kështu fshehtësinë e procedurës.

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, më 6 tetor 2023, Hashim Thaçi i dha atij udhëzime lidhur me dëshminë që duhej të jepte dëshmitari i identifikuar si Dëshmitari 4.

“Duke kryer mosbindje ndaj gjykatës sikurse akuzohet.Megjithatë nuk jam bindur se z.Smakaj ka ndihmuar në nxjerrjen e këtyre informacioneve. Kilaj e vizitoi Thaçin më 6 tetor 2023 bashkë me z.Kryeziu. Thaçi i tha udhëzime të hollësishme se si duhet të dëshmonte dëshmitari 4, dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë. Kilaj dukej se u pajtua gjatë vizitës se do t’ia përcillte udhëzimet dëshmitarit 4. Kreyziu nuk duket se ndërhyn duke folur në mes Thaçit dhe Kilaj për të fshehu përmbajtjen e tyre dhe as nuk nxit veprimin pengues dhe nuk luan kurrfarë roli tjetër.Nuk ka asnjë provë që Thaçi e z.Kilaj prisnin që Kryeziu të luante një rol të tillë, qoftë gjatë apo pas vizitës.Në këto rrethana nuk janë bindur se është përmbushur kriteri i formës së tentativës së kryerjes së veprës penale.Nuk konstatoj se Thaçi dhe Kilaj penguan persona zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”,deklaroi gjyqtari, shkruan lajmi.net.

Ai tha se megjithatë Thaçi zbuloi informacion konfidencail në lidhje me informacione konfideciale gjatë vizitës përfshirë këtu identitetin e dëshmitarit 4 si dëshmitar i mbrojtur i prokurorisë dhe të dhënat konfidenciale.

“Për këtë sjellje unë konstatoi jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Thaçi shkeli procedurën dhe kreu mosbindje ndaj gjykatës.Megjithatë nuk jam bindur se Kilaj ndihmoi në këto nxjerrje informacioni”.//Lajmi.net/