Gjyqtari: Thaçi dhe Smakaj diskutuan për dëshmitarin Bislim Zyrapi
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre. Thaçi akuzohet gjithashtu për zbulim të informacioneve konfidenciale, ndërsa Smakaj për ndihmë në kryerjen e veprës së mosbindjes ndaj gjykatës. Gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit, Gosnell iu referua një bisede…
Lajme
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre.
Thaçi akuzohet gjithashtu për zbulim të informacioneve konfidenciale, ndërsa Smakaj për ndihmë në kryerjen e veprës së mosbindjes ndaj gjykatës.
Gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit, Gosnell iu referua një bisede mes Thaçit dhe Smakajt për dëshmitarin Bislim Zyrapi.
“Mos e përziej, mos e përziej… Çfarë qeverie e përkohshme? Çfarë shërbimi inteligjent, bre?… Komandantët, komandantët”, citoi gjyqtari fjalët e Thaçit.
“Ata kanë dalë jashtë, ashtu janë edhe letrat. Thuaji mos e ngatërro, o burrë”, ishte një tjetër pjesë e bisedës së cituar nga gjyqtari.