Gjyqtari Robert Carolan nuk pajtohet: Zgjedhja e Mustafës është kushtetuese
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pas publikimit të Aktgjykimit lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, me të cilin shpall jo kushtetues zgjedhjen e Isa Mustafës Krye parlamentar, ka publikuar edhe mendimin mospajtues të Gjyqtarit Robert Carolan.

Lajme
Gjyqtarit Carlon thotë se meqë Agim Aliu i PDK-së nuk mori votat e shumicës së deputetëve, atëherë shumica zgjodhi, sipas tij, në përputhje me Kushtetutën, Isa Mustafën Kryetar të Kuvendit.
“Ne lidhje me faktet e kësaj kërkese, është e pakontestueshme se z. Agim Aliu ishte propozuar nga ana e partisë me te madhe politike ne Kuvendin e Kosovës për t’u bere Kryetar, por zgjedhja e tij për atë post dështoi, sepse ai kurrë nuk mori votat e shumicës se (61) deputeteve te Kuvendit”.
“Prandaj, meqë z. Isa Mustafa ishte propozuar nga grupi me i madh parlamentar ne Kuvend, i cili përbehej prej 47 deputeteve, për t’u zgjedhur Kryetar i Kuvendit, pasi kandidati tjetër nuk ishte zgjedhur nga Kuvendi dhe për shkak se ai, me 17 korrik 2014, u zgjodh nga me shume se shumica e deputeteve te Kuvendit, vendimi i Kuvendit për te zgjedhur z. Mustafa Kryetar te Kuvendit ishte ne përputhje me Kushtetutën”, thuhet në mendimin mospajtues të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarit Robert Carlon.