Gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve do të ndajë drejtësinë në sfidën Serbi – Shqipëri

UEFA ka njoftuar zyrtarisht emrin e gjyqtarit që do të ndajë drejtësinë në sfidën Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe që do të zhvillohet në Lsekovc. Bëhet fjalë për Istvan Kovacs, një gjyqtar rumun me shumë përvojë në futbollin evropian. Emërimi i Kovacs nga Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s shihet…

Sport

09/10/2025 16:57

UEFA ka njoftuar zyrtarisht emrin e gjyqtarit që do të ndajë drejtësinë në sfidën Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe që do të zhvillohet në Lsekovc.

Bëhet fjalë për Istvan Kovacs, një gjyqtar rumun me shumë përvojë në futbollin evropian.

Emërimi i Kovacs nga Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s shihet si një sinjal i qartë i seriozitetit me të cilin po trajtohet kjo ndeshje, e cila mbart një barrë të madhe sportive, emocionale dhe politike.

Ndeshja midis Serbisë dhe Shqipërisë rikthehet në qendër të vëmendjes 11 vjet pas ngjarjeve të Beogradit në vitin 2014, duke i dhënë çdo detaj, përfshirë edhe gjyqtarin, një rëndësie të veçantë.

Istvan Kovacs, është gjyqtar ndërkombëtar i FIFA-s që nga viti 2010 dhe pjesë e grupit “Elite” të UEFA-s. Ai është një nga emrat më të shquar të gjyqtarëve të futbollit, me një karrierë të pasur në garat më prestigjioze të kontinentit.