Gjyqtari e kualifikoi Francën

Ukraina ende nuk e ka tejkaluar dëshpërimin pas dështimit për kualifikim në Kampionatin botëror 2014, si rezultat i disfatës së thellë 3:0 nga Franca në Paris, në duelin e kthimit të barazhit. Ukraina kishte fituar ballafaqimin e parë me rezultat 2:0 por Trekolorët realizuan përmbysjen duke siguruar kalimin në garën e vitit të ardhshëm në…

Sport

21/11/2013 16:10

Ukraina ende nuk e ka tejkaluar dëshpërimin pas dështimit për kualifikim në Kampionatin botëror 2014, si rezultat i disfatës së thellë 3:0 nga Franca në Paris, në duelin e kthimit të barazhit.

Ukraina kishte fituar ballafaqimin e parë me rezultat 2:0 por Trekolorët realizuan përmbysjen duke siguruar kalimin në garën e vitit të ardhshëm në Brazil.

Mirëpo, njësoj sikurse katër vjet më parë kur gjyqtari Martin Hansson nuk vërejti se sulmuesi Thierry Henry kishte luajtur me dorë në rastin e golit që kualifikoi Francën për në Botëror, edhe ballafaqimi i fundit nuk kaloi pa polemika.

Karim Benzema e shënoi golin e dytë të Francës nga pozita jashtë loje.

“E pabesueshme se si gjyqtarët nuk e kanë vërejtur se Benzema ishte një metër në ofsajd. Po ashtu Damir Smokina nuk akordoi penallti për ne në fund të pjesës së parë kur Debuchy luajti me dorë. U kam thënë futbollistëve para ndeshjes se duhet të kemi kujdes nga gjyqtari, por kjo nuk mjaftoi”, deklaroi selektori i Ukrainës, Mihail Fomenko.

Mirëpo, Benzema është kundërpërgjigjur duke thënë se: “Katër minuta më herët mua më është anuluar një gol i rregullt andaj në fund fitoi drejtësia”.