Gjykata toleron Monika Kryemadhin: S’ka seanca të martën dhe të mërkurën, ‘e lodhur’ nga ‘Prime’ në Big Brother

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Monika Kryemadhit, që seancat në ngarkim të saj të mos mbahen ditën e martë dhe të mërkurë, për shkak të angazhimit të saj si opinioniste në Big Brother. Kryemadhi tha gjatë ditës së djeshme, se gjyqtarja ishte treguar ‘xhentile’ dhe e kishte pranuar kërkesën e saj. Angazhimi i…

Lajme

13/01/2026 16:15

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Monika Kryemadhit, që seancat në ngarkim të saj të mos mbahen ditën e martë dhe të mërkurë, për shkak të angazhimit të saj si opinioniste në Big Brother.

Kryemadhi tha gjatë ditës së djeshme, se gjyqtarja ishte treguar ‘xhentile’ dhe e kishte pranuar kërkesën e saj.

Angazhimi i Monika Kryemadhit si opinioiste e “Big Brother VIP Albania” 5 ka sjellë dhe spostimin e cështjeve gjyqësore në GJKKO.

Kryemadhi kërkoi nga gjyqtarja Irena Gjoka moszhvillimin e seancave gjyqësore ditë të martë për shkak të prime-t e as të mërkurave pasi e emisioni zgjat deri vonë, kërkesë të cilën gjyqtarja e ka pranuar.

Të gjitha seancat gjyqësore për dosjen Meta-Kryemadhi do të zhvillohen ditë të enjte, ndërsa e radhës është caktuar më datë 22 janar.

“Seanca tjetër u la në datën 22. Bëra një kërkesë se donin ta linin ditë të martë. Gjyqtarja e pranoi kërkesën time që ditën e martë që kam prime në Big Brother të mos kemi seancë gjyqësore. As të mërkurën në mëngjes se shkon prime shumë vonë. Që kështu ne do të kemi seancë cdo të premte”, tha Monika Kryemadhi.