Gjykata e Tiranës liron nga qelia 19 protestuesit e arrestuar
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues të arrestuar të shtunën, në tubimin e mbajtur nga opozita. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se për ta është caktuar masa e “detyrimit për paraqitje”. Në kërkimin e saj, Prokuroria kërkoi masën “arrest në burg” për 5 nga të prangosurit dhe atë të “arrestit…
Lajme
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues të arrestuar të shtunën, në tubimin e mbajtur nga opozita.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se për ta është caktuar masa e “detyrimit për paraqitje”.
Në kërkimin e saj, Prokuroria kërkoi masën “arrest në burg” për 5 nga të prangosurit dhe atë të “arrestit në shtëpi” për 5 të tjerë.
Teksa gjykata po merrte vendimin, ka pasur një situatë tensioni në hollin e gjykatës, shkruan A2 CNN.
Avokatët kanë pretenduar se janë provokuar nga një person, që është shoqëruar më pas nga Policia.
Kujtojmë se opozita e cilësoi arrestimin e protestuesve si të paligjshëm, pasi e cilësoi protestën tërësisht paqësore dhe në përputhje me ligjet e vendit.Nëse ligji miratohet përfundimisht, Franca do të bëhet vendi i dytë në botë që vendos një ndalim të tillë, pas Australisë, e cila kohët e fundit ndaloi mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç.