Gjuriq: Në Bruksel nuk do flitet për njohje, por për bashkëpunim ekonomik

Delegacioni serb do të udhëtojë sot në Bruksel, ku do të zhvillojnë bisedime me përfaqësuesit e BE-së dhe institucioneve të Kosovës, në dy ditët e ardhshme.

Lajme

22/07/2020 09:59

Kështu tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Ai tha se çështja e njohjes së ndërsjellë nuk do të jetë në rendin e ditës, por do të jenë bashkëpunimi ekonomik, çështja e të zhdukurve dhe të zhvendosurve dhe angazhimet e bëra nga pala e Prishtinës në Marrëveshjen e Brukselit, transmeton Klan Kosova.

“Ne do të flasim kryesisht për bashkëpunimin ekonomik, si të kthehemi në tregun tonë në Kosovë, ku mallrat serbe janë dëbuar për më shumë se 20 muaj”, tha Gjuriq për Tv Pink.