“Gjumi s’ka me iu nxanë, flaka ka me iu dalë” Protestohet në Prishtinë, kërkohet drejtësi pas rastit të Arlinda Zekaj

Në qendër të kryeqytetit, në sheshin “Zahir Pajaziti” janë mbledhur një numër i madh i protestuesve. Kjo protestë është thirrur pas vrasjes së Arlinda Zekaj në Vitomiricë nga kunati i saj, Albert Sylaj derisa e njëjta kishte raportuar në vazhdimësi në thuajse të gjitha institucionet përgjegjëse të sigurisë dhe hetuesisë në lidhje me kërcënimet dhe…

Lajme

28/10/2026 15:51

Në qendër të kryeqytetit, në sheshin “Zahir Pajaziti” janë mbledhur një numër i madh i protestuesve.

Kjo protestë është thirrur pas vrasjes së Arlinda Zekaj në Vitomiricë nga kunati i saj, Albert Sylaj derisa e njëjta kishte raportuar në vazhdimësi në thuajse të gjitha institucionet përgjegjëse të sigurisë dhe hetuesisë në lidhje me kërcënimet dhe presionin e vazhdueshëm që po i bëhej nga ish-bashkëshorti, Jeton Sylaj dhe familjarët e tij.

Arlinda Zekaj është varrosur dje, derisa në vend po kërkohet dhënia e përgjegjësisë për neglizhencën institucionale nga ky rast.

Thirrjes për drejtësi ndaj viktimave të dhunës në familje dhe vrasjes së grave tani i janë bashkuar një numër i madh i qytetarëve.

Po ashtu u bë bë thirrje që të ketë drejtësi dhe se “gratë duhet revoltuar e të armatosen”.

“Nuk  ka paqe pa drejtësi” “Për gratë çdo ditë është luftë”, brohoritej në shesh./Lajmi.net/

Fotografi të LAJMI.NET