Dëgjohen thirrjet e organizatorëve, asnjë figurë politike në protestë
Në Prishtinë është duke u mbajtur një protestë kundër vrasjes së grave. Kjo protestë vjen pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt, që u vra nga kunati i saj, transmeton lajmi.net. E ndjera nuk kishte lënë derë të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë që nuk e kishte trokitur, duke ju treguar se jeta e saj ishte…
Lajme
Në Prishtinë është duke u mbajtur një protestë kundër vrasjes së grave.
Kjo protestë vjen pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt, që u vra nga kunati i saj, transmeton lajmi.net.
E ndjera nuk kishte lënë derë të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë që nuk e kishte trokitur, duke ju treguar se jeta e saj ishte në rrezik nga burri dhe familjarët e tij.
Në protestën e organizuar sot, asnjë figurë politike nuk është duke marrë pjesë.
Përkundër që kishte paralajmërime që disa deputete e fytyra politike do të merrnin pjesë, kjo nuk ka ndodhur.
Mospjesëmarrja e deputetëve dhe figurave politike vjen pas kërkesës së organizatorëve që nuk do ta mirëprisnin asnjërin nga ta në protestë./lajmi.net/