Gjumi i shpeshtë gjatë ditës mund të jetë shenjë e kësaj sëmundjeje mendore

Flini shpesh gjatë ditës? Mund të ketë një lajm të hidhur për ju...

Lifestyle

13/08/2019 11:47

Gjumi i shpeshtë gjatë ditës mund të jetë shenjë paralajmëruese e sëmundjes së Alzheimerit, sipas hulumtimeve të reja.

Qelizat e trurit që na mbajnë zgjuar janë të parat të cilat preken nga sëmundja neurologjike, duke bërë ata që vuajnë nga kjo të flenë gjatë ditës, transmeton lajmi.net.

Qelizat shkatërrohen nga përhapja masive e proteinës toksike të quajtur tau – ndryshe e njohur si beta-amiloid.

Zbulimi mund të çojë në diagnostikime të hershme, gjersa medikamentet dhe ndryshimi i stilit të jetesës pritet të funksionojë. /Lajmi.net/