​Gjukanoviq sot për vizitë në Kosovë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do të arrijë sot për një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë.

Lajme

18/05/2022 07:54

Ai me këtë rast do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani në orën 10:00. Pas takimit do të ketë konferencë për media.

I pari i shtetit të Malit të Zi do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, si dhe me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, i cili me këtë rast do të ndajë Çelësin e qytetit.