Gjuhet me armë zjarri gjashtë herë një person në Obiliq, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Obiliq ka raportuar se është shtënë me armë zjarri gjashtë herë në drejtim të tij pasditën e së hënës, mirëpo i njëjti nuk ka pësuar lëndime trupore. Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan lajmi.net.…

Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Obiliq ka raportuar se është shtënë me armë zjarri gjashtë herë në drejtim të tij pasditën e së hënës, mirëpo i njëjti nuk ka pësuar lëndime trupore.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan lajmi.net.
“Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 15.08.2022-15:58. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij nga i dyshuari mashkull kosovar i cili nga vendi i ngjarjes është larguar me veturë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë (6) gëzhoja. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me urdhër te gjyqtarit është kontrolluar shtëpia e të dyshuari por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar”, njofton policia. /Lajmi.net/