Gjuajti me armë në aheng familjar në Kamenicë, lëndon këmbën dhe dërgohet në burg
Ndër vite në Kosovë raste të shumta janë raportuar të të shtënave me armë në ahengje familjare. E siç duket kjo “traditë” po vazhdon ende. Një rast i ngjashëm u raportua mbrëmë në rajonin e Kamenicës. Policia ka arrestuar një person të dyshimtë, pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë…
Lajme
Ndër vite në Kosovë raste të shumta janë raportuar të të shtënave me armë në ahengje familjare.
E siç duket kjo “traditë” po vazhdon ende.
Një rast i ngjashëm u raportua mbrëmë në rajonin e Kamenicës.
Policia ka arrestuar një person të dyshimtë, pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore në këmbë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/