31 vatra zjarri në Shqipëri brenda 24 orëve, 3 ende aktive – ja zonat e prekura

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 31 vatra zjarri në vend, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje. Vatrat aktive ndodhen në Malin e Dajtit, Ballenjë të Dibrës dhe Qafën e Helmës në Bulqizë, ndërsa sipas autoriteteve nuk paraqesin rrezik për zonat…

Lajme

25/08/2026 10:31

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 31 vatra zjarri në vend, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje.

Vatrat aktive ndodhen në Malin e Dajtit, Ballenjë të Dibrës dhe Qafën e Helmës në Bulqizë, ndërsa sipas autoriteteve nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 370 forca operacionale, 22 mjete zjarrfikëse, 70 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë, shkruan A2CNN.

Kurse situata në Pukë është përmirësuar ndjeshëm, ku zjarret në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh janë shuar plotësisht dhe zonat po mbahen nën monitorim.