Gjuajtën me armë në drejtim të një shtëpie – Viktimat u kishin borxhe

Dy persona kanë raportuar në polici se në drejtim të shtëpisë së tyre kishin shtënë me armë zjarri disa persona akoma të paidentifikuar. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se kjo ishte si pasojë e disa mosmarrëveshjeve dhe borxheve mes tyre, shkruan lajmi.net. Rasti është nën hetime. Njoftimi i plotë: PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË…

Lajme

01/04/2024 09:36

Dy persona kanë raportuar në polici se në drejtim të shtëpisë së tyre kishin shtënë me armë zjarri disa persona akoma të paidentifikuar.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se kjo ishte si pasojë e disa mosmarrëveshjeve dhe borxheve mes tyre, shkruan lajmi.net.

Rasti është nën hetime.

Njoftimi i plotë:

PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM- Pejë / 30.03.2024-23:13Dy ankues kosovarë kanë raportuar se, derisa ishin duke qëndruar në shtëpi, kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre nga persona (ende të paidentifikuar), dyshohet për shkak të disa mosmarrëveshjeve-borxheve. Nga predhat janë dëmtuar dy tjegulla dhe një gyp-ujëmbledhës. Rasti po hetohet nga ekipet perkatese policore. /Lajmi.net/