Gjobitet një shofer për baltosje të rrugës “Sami Frashëri” në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjobitur një shofer për shkak se i njëjti ka baltosur një rrugë në Prishtinë. Qytetarët janë ankuar se ai po e baltos rrugën “Sami Frashëri”, shkruan lajmi.net. “Pas pranimit të ankesës nga qytetarët, zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, sot kanë gjobitur një ngasës të…

Lajme

19/09/2024 16:15

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjobitur një shofer për shkak se i njëjti ka baltosur një rrugë në Prishtinë.

Qytetarët janë ankuar se ai po e baltos rrugën “Sami Frashëri”, shkruan lajmi.net.

“Pas pranimit të ankesës nga qytetarët, zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, sot kanë gjobitur një ngasës të automjetit për baltosje të rrugës “Sami Frashëri””

Policia ka publikuar pamje të rrugës./Lajmi.net/