Gjirokastër, kapen 100 kilogram hashash

Një sasi prej 100 kilogramë hashash është kapur mëngjesin e së martës nga policia, në një aksion të koduar me emrin “Piksi”. Droga transportohej me dy mushka në rrugë tokësore dhe ato janë gjetur në zonën e Grykës së Piksit të komunës Çepo në Gjirokastër. 

Lajme

08/07/2014 13:45

Specialistët e krimeve dhe ata të sektorit kundër narkotikëve kishin marrë informacion se në grykën e lumit Piks, dy shtetas po transportonin disa çanta me marihuanë me kafshë nga Mali i Gjerë në drejtim të Vlorës.

Menjëherë ata janë vënë në ndjekje të tyre, të cilët porsa kanë parë policinë, kanë braktisur kafshët dhe janë larguar në pyll duke përfituar edhe nga terreni shumë i thepisur dhe i pyllëzuar.

Të dy shtetasit tashmë janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim policor. Lënda narkotike dyshohet sa ka dalë nëpërmjet Malit të Gjerë nga fshati Lazarat ditë më parë.

(Top Channel)