Gjini: Kurti nuk ka dashur ta bëjë qeverinë dhe e ka gjetë metodën mos t’i lë as të tjerët ta bëjnë

Kryetari aktual dhe njëherësh kandidati për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se nuk do ta votonte Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit. Gjatë intervistës Gjini ka folur për situatën politike aktuale në vend, duke thënë se Albin Kurti ka refuzuar ta bëjë qeverinë vet dhe ka gjetur metodë që të mos i lë…

Lajme

03/09/2025 21:16

Kryetari aktual dhe njëherësh kandidati për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se nuk do ta votonte Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit.

Gjatë intervistës Gjini ka folur për situatën politike aktuale në vend, duke thënë se Albin Kurti ka refuzuar ta bëjë qeverinë vet dhe ka gjetur metodë që të mos i lë as të tjerët ta bëjnë.

“Ne kemi prit që VV ka me e zgjedh një kryetar Kuvendi shpejt, që ka me kriju edhe Qeverinë se i ka pasë votat, nëse kish desht me e bë, po nuk ka desht. Nëse kish desht me e bë i kish gjetë 62 vota, po ju garantoj, ka refuzu me e bo. Albin Kurti nuk ka desht me e bo qeverinë vet dhe e ka gjet metoden mos me i lënë as të tjerët me e bo. Ne kemi qenë gati me ja votu një kryetar Kuvendi, ja kemi përmendur tre-katër emra…”, është shprehur ai në T7.