Gjimnazistët nisin marshimin në Shkodër, thirrje për bojkot të mësimit
Një numër i studentëve kanë dalë në protestë këtë të hënë në qytetin e Shkodrës, duke u bërë thirrje studentëve të tjerë të bojkotojnë mësimin. Sipas pamjeve, të rinjtë po marshojnë në rrugët e qytetit, duke thirrur: “Shqipëria e krimit”, “Opozitë e shitur”, “Hiqni kapelet”, “Bashkohuni me ne” dhe “Rama, jep dorëheqjen”. Sipas raportimeve, universitetet…
Lajme
Një numër i studentëve kanë dalë në protestë këtë të hënë në qytetin e Shkodrës, duke u bërë thirrje studentëve të tjerë të bojkotojnë mësimin.
Sipas pamjeve, të rinjtë po marshojnë në rrugët e qytetit, duke thirrur: “Shqipëria e krimit”, “Opozitë e shitur”, “Hiqni kapelet”, “Bashkohuni me ne” dhe “Rama, jep dorëheqjen”.
Sipas raportimeve, universitetet në Shkodër nuk e kanë bojkotuar mësimin këtë të hënë, ndërsa të rinjtë që po marshojnë janë gjimnazistë.
Situata në këto momente paraqitet e qetë dhe nuk raportohen incidente.