Çitaku: Ajo që ndodhi më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë dhe historisë, presim në Apel të vendoset drejtësi
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe në kundërshtim me historinë. “Ne presim që në Apel të vendoset drejtësi, sepse ajo çfarë ka ndodhur me 16 shtator, është krim ndaj drejtësisë,…
Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe në kundërshtim me historinë.
“Ne presim që në Apel të vendoset drejtësi, sepse ajo çfarë ka ndodhur me 16 shtator, është krim ndaj drejtësisë, është krim ndaj historisë, dhe krim i cili ne po besojmë dhe për të cilin do të punojmë që ta përmirësojmë në apel”, ka deklaruar Çitaku.
Ndërkaq, e pyetur nëse ka informacione në lidhje me dekretimin nga presidentja të ligjit për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, deputetja e PDK-së është përgjigjur shkurt.
“Nuk e di”, ka thënë ajo.
Gjykata Speciale ka shpallur fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së, duke i dënuar me 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, 18 vjet Kadri Veselin dhe 13 vjet Rexhep Selimin.