Kadrijaj kundër dhunës në protestat në Tiranë: Ta gjejnë rrugën e dialogut, të ulen e të diskutojnë për kërkesat
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka folur për protestat që po mbahen në Shqipëri. Ajo ka thënë se është e drejtë qytetare që të protestohet, por sipas saj nuk duhet të përdoret dhunë. “Është e drejtë qytetare të protestosh, është demokraci, por nuk jam që të përdoret dhuna dhe të digjen e shkatërrohen institucionet. Unë,…
Lajme
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka folur për protestat që po mbahen në Shqipëri.
Ajo ka thënë se është e drejtë qytetare që të protestohet, por sipas saj nuk duhet të përdoret dhunë.
“Është e drejtë qytetare të protestosh, është demokraci, por nuk jam që të përdoret dhuna dhe të digjen e shkatërrohen institucionet. Unë, në asnjë formë, cilado të kishte qenë situata, s’kisha dashur që Kosova të digjet dhe të shkatërrohet, sepse e dimë se me sa mund dhe përgjegjësi është krijuar dhe ndërtuar Kosova. Njëjtë, më dhemb shpirti edhe për Shqipërinë dhe s’kisha dashur ta shihja as atje djegien e institucioneve. Ta gjejnë rrugën e dialogut, të ulen të diskutojnë për kërkesat”, tha Kadrijaj.