Gjilan: Policia dhe AKI në aksion të madh- Zbulohen disa sera me drogë, arrestohen disa persona

Një aksion i madh antidrogë është duke u zhvilluar në rajonin e Gjilanit nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. Operacioni, i cili po vazhdon ende, ka për qëllim goditjen e një rrjeti që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike. Sipas Fadil Hotit, zëdhënësit të Policisë, si rezultat i…

Lajme

23/08/2025 17:41

Një aksion i madh antidrogë është duke u zhvilluar në rajonin e Gjilanit nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

Operacioni, i cili po vazhdon ende, ka për qëllim goditjen e një rrjeti që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike.

Sipas Fadil Hotit, zëdhënësit të Policisë, si rezultat i hetimeve dhe ndërhyrjes së koordinuar, deri më tani janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet të jashtëligjshëm. Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia ka zbuluar disa sera për kultivimin e kanabisit, si dhe një armë zjarri.

AKI ka luajtur një rol vendimtar në këtë operacion, duke ndihmuar në identifikimin e lokacionit ku zhvillohej aktiviteti kriminal, si dhe në identifikimin e personave të dyshuar për përfshirje në rast.