Gjiko: I thash të dashurës që s’kemi me u përla…
Reperi Gjiko ka përmbyllur suksesshëm vitin 2017.
ShowBiz
Pas një periudhe të ngarkuar me shumë angazhime në muzikë, ai ka udhëtuar për pushime në Maldive, shkruan lajmi.net.
Në shoqëri të tij është edhe e dashura e tij, moderatorja Elita Rudi, që të dy po kalojnë çaste të paharruara atje.
Në rrjete sociale, dyshja po sjellin vazhdimisht imazhe të reja, e në atë që reperi postoi së fundi shfaq Elitën në prehërin e tij.
“I thash të dashurës time qe skem mu perla ndeti ?”, ka shkruar me shaka Gjiko mbi fotografinë ku çifti duken shumë të lumtur. /Lajmi.net/