Gjiganti turk transferon sulmuesin e Barcelonës (FOTO)
Barcelona vazhdon të dobësohet çdo ditë e më shumë.
Sport
Sipas “FootMercato”, edhe një futbollist do t’iu largohet katalunasve gjatë ditëve në vazhdim.
Sulmuesi Arda Turan është pranë transferimit te Galatasaray, përcjellë “Lajmi.net”.
Në Turqi afati kalimtar është ende i hapur, kështu që palët po negociojnë vazhdimisht për mbylljen e akordit.
Ernesto Valverde nuk beson në aftësitë e Turan, i cili në fakt nuk arriti t’i tregojë vlerat asnjëherë që prej transferimit nga Atletico Madrid. /Lajmi.net/