Gjiganti spanjoll ofron 70 milionë euro për Eriksenin

Çështja për transferimin e Christian Eriksen te Atletico Madrid ka filluar të bëhet serioze.

Sport

20/07/2019 12:13

Ateltico Madrid thuhet se ka ofruar 70 milionë euro për shërbimet e lojtarit sipas Bein Sports, përcjell lajmi.net.

Agjentët e reprezentuesit danez janë duke u përpjekur t’i gjejnë lojtarit një skuadër të re, pasi ai ka shprehur dëshirën e tij për të lënë Tottenhamin, por ofertat ende nuk kanë ardhur, pavarësisht se është raportuar edhe për një interesim nga Real Madrid.

Eriksen ka shënuar tetë gola dhe ka regjistruar 12 asistime në 35 ndeshje në Premierligë sezonin e kaluar.

27 vjeçari është pjesë e Tottenhamit që nga viti 2013, kur ishte transferuar nga holandezët e Ajax./Lajmi.net/