Gjiganti italian e do Lacazetten qysh në janar

Juventus është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette qysh në afatin e janarit.

Sport

18/09/2021 23:19

“Bianconerët” humbën shërbimet e Cristiano Ronaldos muajin e kaluar, por nënshkruan me Moise Kean, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, duan edhe një tjetër sulmues dhe Calciomercato raporton se Lacazette është në ‘radarin’ e tyre.

Lacazette ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “Topçinjtë” dhe klubi nuk ka plane të nis negociatat për rinovimin e mundshëm.

Lacazette mund të nënshkruajë parakontratë në janar, por “Bianconerët” duan ta kompletojnë menjëherë transferimin.

Lacazette vetëm zëvendësues në dy ndeshje këtë edicion./Lajmi.net/